Ministri britanik paralajmëron dorëheqjen


Gazeta Express
21 Korrik 2019 22:50

inistri britanik i financave, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita, pasi Boris Johnson pritet të fitojë zgjedhjet për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Hammond deklaroi se nuk do të priste një largim të tij nga kryeministri i ardhshëm Johnson, pasi do të dorëhiqet para kësaj, duke paralajmëruar dorëheqjen e tij për të mërkurën.

“Jam i sigurt që nuk do të pushohem nga puna, pasi do të jap dorëheqje para kësaj pike… Duke supozuar që Johnson do të bëhet kryeministri i ri, e kuptoj se kushtet e tij për të shërbyer në Qeveri përfshijnë pranimin e një Brexiti pa marrëveshje me 31 tetor. Kjo është diçka që kurrë nuk do të mund ta nënshkruaja… Andaj unë e kam ndërmend t’i ofroj dorëheqjen time Theresa Mayt para se ajo të shkojë në Buckingham Palace të mërkurën për të ofruar dorëheqjen e saj”.

Hammond theksoi se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe kancelari të jenë në vijë të njejtë të politikave për Brexit-in.

Në një intervistë ai shtoi se situata mund të komplikohet nëse Jeremy Hunt zgjedhjet udhëheqës i Toryt, por të gjitha sondazhet kanë treguar se Boris Johnson ka shumë gjasa të zgjedhet kryeministër.

Johnson kishte thënë më herët se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë. Hammond ka qenë kritik i idesë për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar sërsish se do të votojë për rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm nëse mund të ndodhë ky skenar. Të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në Londër me mbishkrimet “Jo Johnson”, “Po Evropa,” në kundërshtim të zgjedhjes së Boris Johnson për kryeministër dhe Brexit-it. Javën e ardhshme pritet të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart