Ministri Bekteshi dhe ambasadorja e Zvicrës, Sybil Tehada, nesër nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi - Gazeta Express
string(99) "ministri-bekteshi-dhe-ambasadorja-e-zvicres-sybil-tehada-neser-nenshkruajne-memorandum-bashkepunimi"

Ministri Bekteshi dhe ambasadorja e Zvicrës, Sybil Tehada, nesër nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gazeta Express

27/01/2020 16:18

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sybil Zuter Tehada, nesër do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut së bashku me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit, njofton GazetaExpress.

Projekti synon të përfshijë sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë, në punësim adekuat falë përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional. Projekti punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional./GazetaExpress/

Lexo Edhe: