Minatorët duan të hyjnë në minierë për t'i nxjerrë trupat e kolegëve - Gazeta Express
string(70) "minatoret-duan-qe-te-hyjne-ne-miniere-per-ti-nxjerre-trupat-e-kolegeve"

Gazeta Express

02/06/2020 15:54

Minatorët duan të hyjnë në minierë për t’i nxjerrë trupat e kolegëve

Gazeta Express

02/06/2020 15:54

Ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe të KEK-ut momentalisht janë në mision të kërkim-shpëtimit, në minierën e Artanës ku humbën jetën një inxhinier dhe një minator, raporton Gazeta Express

Ndërkohë, këto ekipe po kryejnë punën e tyre të kërkim-shpëtimit, minatorët kërkuan të jenë pjesë e procesit të gërmimit.

Lexo Edhe:

Sylë Gërbeshi është minatori që ka qenë brenda kur ka ndodhur aksidenti.

“Fati, e ka lëshuar perëndia atë bllok. Tash nuk kemi kurrfarë mundësie. Mundësitë janë qysh me i tërheq ata dy vëllezër nga aty, a po na lejojnë ne kolegët të shkojmë brenda për t’i tërhequr së bashku me këta vëllezër që kanë ardhur FSK, policia, nëse jo, po presim këtu. Jemi të kënaqur të marrim pjesë edhe ne”, tha ai.

Edhe Vehbi Gërbeshi, minator, shprehu gatishmërinë që të marrin pjesë në tërheqjen e trupave të ngujuar në minierë.

“Të na lejohet edhe neve të hyjmë, sepse kemi mundur me qenë ne aty. Ata kanë pas fatin deri aty, inshalla Zoti i ka shpërblyer me të mira”, tha Gërbeshi.

Minatorëve iu tha se do t’u kërkohet ndihma nëse është e nevojshme.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i drejtorit të minierave, tha se tragjedia ka ndodhur në hyrje të punishtes 24.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës ku në një nga horizontet e Minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

Kryeministri i vendit, që pas tragjedisë ka vizituar minierën, e ka quajtur fatkeqësi të madhe atë që ndodhi sot.

Kurti u tha atyre se do të ndihmojnë familjet e viktimave ndërkohë.

“Është ngjarje e rëndë, fatkeqësi e madhe, pasoja tragjike, por duhet të mbaheni të fortë sepse tash nuk mund të ndryshojmë diçka sa i përket fatit të Hakiut dhe Idrizit, por do të kujdesemi për familjet e tyre dhe për gjithë kolegët që paskan qenë aty te punishtja 24\9. Shyqyr që kanë shpëtuar, kanë pas fat”, tha Kurti.