Mimoza Shkodra shfaqet pa grim, kritikohet ashpër nga fansat për pamjen


Gazeta Express
20 Korrik 2019 10:08

Mimoza Shkodra është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të përfolura në vendin tonë.

Për një kohë të gjatë, ajo ishte në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga këngëtari Seldi.

Së fundmi Mimoza Shkodra ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi në të cilat shfaqet duke pozuar me bikini në plazh.

Më pas kanë nisur komentet nga ndjekësit e këngëtares. Njëra prej tyre i ka shkruar:

U zhveshe edhe ti.’’

Ndërsa një tjetër ndjekës i ka shkruar:

S’paske nevojë për Face app.”

Mesa duket ai i ka lënë këngëtares të kuptoj se është plakur disi dhe nuk ka nevojë të përdorë aplikacionin e njohur.

Ndërsa një komentues tjetër i ka shkruar:

E bukur po nuk di të reklamohesh.’’

Ka pasur edhe një komentuese e cila i ka thënë:

“Si plak, dukesh.”

Te fundit


Kthehu lart