‘Mimoza Llastica’ kandidate për Këshillin Bashkiak të Himarës


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:25

Aktoja e njohur për publikun si ‘Mimoza Llastica’ do të garojë në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidate në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Himarës.

Quhet Zhaklina Dhimojani por publiku e njeh si “Mimoza Llastica”. Është roli që ju besua të luante në film që i dha famë dhe e bëri një prej personazheve më të dashura për shumë vite.

Zhaklina ka pranuar të garojë në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidate në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Himarës.

Ajo renditet e gjashta në këtë listë të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Te fundit


Kthehu lart