Mimoza Kusari e krahason votimin e sotëm të qeverisë me suprimimin e autonomisë së Kosovës me 1989 - Gazeta Express
string(98) "mimoza-kusari-e-krahason-votimin-e-sotem-te-qeverise-me-suprimimin-e-autonomise-se-kosoves-me-1989"

Gazeta Express

03/06/2020 13:26

Mimoza Kusari e krahason votimin e sotëm të qeverisë me suprimimin e autonomisë së Kosovës me 1989

Gazeta Express

03/06/2020 13:26

Deputetja Mimoza Kusari – Lila, që vjen nga Alternativa dhe pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, e ka krahasuar Qeverinë e Avdullah Hotit me momentin kur Kosovës iu suprimua autonomia.

Në një postim në Facebook, deputetja Mimoza Kusari Lila tha se Qeveria e re varet nga Lista Serbe.

Lexo Edhe:

Ky është postimi i saj:

Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, tentohet të votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit.