Mimi Kodheli: Blerja e votës punë e keqe… nuk e kanë filluar socialistët këtë gjë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 22:44

Ish- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka treguar se puna e blerjes së votave është një fenomen i shëmtuar… por që nuk është filluar nga PS.

E ftuar në “Provokacija” Kodheli ka lënë mundësinë e intepretimit duke u shprehur se nuk janë socialistët të parët që e kanë nisur blerjen e votave.

“Blerja e votës është një punë e keqe. Nuk e kanë filluar socialistët këtë gjë. Kjo punë daton shumë herët. Partia Socialiste është një parti e madhe dhe nuk ka pasur nevojë në përgjithësi që të blejë vota.

Pastaj kjo është punë burrash, gratë janë më imune ndaj këtyre gjërave. Përgjimet thjesht i shtynë njerëzit që të kuptonin më mirë. Nuk jam këtu për të komentuar as mënyrën se si meshkujt flasin mes njëri-tjetrit,”– tha Kodheli.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart