Instrumentisti i njohur, Milot Binaku këtë vit do të bëj muzikë me Pro Band
Frontmeni i Pro Band, Moni Rama ka bërë të ditur se tani Pro Bandit i është bashkangjitur edhe Milot Binaku.
Miloti është një ndër instrumentistët më të njohur në piano në Kosovë, i cili viteve të fundit më shumë ka bërë muzikë si i vetëm, ka vendosur që këtë vit të bashkëpunojë me grupin Pro Band.
Ai po ashtu është edhe djali i gazetarit të njohur sportiv, Agim Binakaj.
Këtë ai e ka bërë vetë të ditur para një dite ku është shfaqur në një intervistë në TV 21 por edhe me disa fotografi që tashmë kanë filluar që të qarkullojnë në rrjetet sociale, e që janë një fotosesion i Pro Band-it.
Kujtojmë se Moni Rama është fronlider i grupit Pro Band, i cili grup ka edhe bashkëpunim të afër me ish solisten e rok grupit Ilirirët, Ganimete Abazi e njohur më shumë si Ganja. /GazetaExpress/