Miloshoski fajëson kryeministrin për dështimin e takimit: Zaev ishte nervoz


Gazeta Express
11 Shtator 2019 11:52

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për dështimin e mbledhjes së mbrëmshme.

Ndër të tjera ai thotë se marrëveshja mund të ishte arritur nëse kryeministri Zaev nuk do ishte shumë nervoz kur u fol për rastin “Reket”.

Sipas Miloshoskit, kryeministri ka insistuar që në fillim të hetimit të këtij rasti dhe ka kërkuar që rastin ta marrë prokuroja Vilma Ruskoska.

Te fundit


Kthehu lart