Milo “del nga rreshti”: Nuk ka rëndësi 30 qershori, por një palë zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse


Gazeta Express
12 Qershor 2019 21:22

Partia Demokracia Sociale e udhëhequr nga Paskal Milo është dhe partia e parë e majtë dhe në koalicion me PS-në e Ramës, e cila është e gatshme të pranojë mosmbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Milo ka zhvilluar një takim në Presidencë me Ilir Metën, nga ku ka theksuar se nuk ka rëndësi se kur bëhen zgjedhjet, mjafton që ato të jenë të lira dhe gjithëpërfshirëse.

Milo: Me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situates dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqëtësimet e mia per krizën politike ku ndodhët vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet  duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse

Ai theksoi se zgjedhjet e njëanshme mund të kompromentojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Milo: Zgjedhjet duhet të kontribuojnë në plotësimin e standardeve dhe të kushteve që BE i ka vendosur Shqipërisë për të hapur negociatat sepse në rast të kundërt çdo tentativë për të bërë zgjedhje të njëanshme do të mund të kompromentonte hapjen e negociatave, gjë që padyshim s’do ishte mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen europiane të saj

Milo shtoi se: “Ne do vijojmë të takohemi jo vetëm me presidentin. Shprehim gatishmërine tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria që të gjejmë zgjidhen më të përshtatshme më të domosdoshme. Ndaj Partia Social Demokrate është e gatshme për t’u takuar edhe me PS edhe me subjektet e tjera politike me mendimin se Shqipërisë në keto momente të vështira duhet të dëshmojë urtësi dhe klasës politike përgjegjshmëri që interesi kombëtar të mbizotëroje mbi interesat politike.”

Te fundit


Kthehu lart