Milo: Deklaratat e Yuri Kim nga më të fortat në 30 vite, kreditet që i dha PS-së të paprecedenta - Gazeta Express
string(94) "milo-deklaratat-e-yuri-kim-nga-me-te-fortat-ne-30-vite-kreditet-qe-i-dha-ps-se-te-paprecedenta"

Milo: Deklaratat e Yuri Kim nga më të fortat në 30 vite, kreditet që i dha PS-së të paprecedenta

Gazeta Express

03/06/2020 22:22

Kreu i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Paskal Milo duke komentuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim pas takimit me përfaqësuesit e këshillit politik për reformën zgjedhore tha se është një nga deklaratat më të forta në 30 vitet.

Në emisionin “Repolitix”, Milo tha se kreditet që ambasadorja i tha PS janë të paprecedente.

Lexo Edhe:

“Do të vazhdojnë negociatat edhe nesër, por jo në një tryezë institucionale por do të ketë negociatat dhe takime kokë me kokë të diplomatëve të ambasadores amerikane, ndoshta me zotin Basha dhe Kryemadhin dhe me qëllim që ti rikthehen çështjeve për të gjetur një mundësi për marrëveshje, por orët janë të kufizuara.

Presioni është i drejtpërdrejtë. Kreditet i dha PS-së ambasadorja amerikane është e paprecedentë. Mund të ecet në këtë pistë që parlamenti të shkojë në gjendjen që është pa konsensusin e opozitës dhe të miratojë paketën e reformës zgjedhore”, tha Paskal Milo.