Milloshoski për rastin “I pushtetshmi”: Aktakuza është politike, do ta dëshmoj në procesin gjyqësor - Gazeta Express
string(95) "milloshoski-per-rastin-i-pushtetshmi-aktakuza-eshte-politike-do-ta-deshmoj-ne-procesin-gjyqesor"

Gazeta Express

25/11/2020 11:38

Milloshoski për rastin “I pushtetshmi”: Aktakuza është politike, do ta dëshmoj në procesin gjyqësor

Gazeta Express

25/11/2020 11:38

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, i akuzuar në rastin “I pushtetshmi”, që ka të bëjë me shitjen e tokës në fshatin Izhishta, nën pronësi të Komunës së Makedonski Brod, në seancën e parë që u anulua, tha se aktakuza është e motivuar politikisht.

Ai madje tha se këtë do ta dëshmoj gjatë procesit gjyqësor. Ndërkohë që nënvizoi se një pjesë e prokurorisë është nën presion të pushtetit.

Lexo Edhe:

“Jam i vetëdijshëm se një pjesë e prokurorisë është nën presion të madh të pushtetit aktual. Bëhet fjalë për rast të motivuar politikisht. Andaj them se akuza është e pabazë dhe e paqëndrueshme dhe gjatë procesit gjyqësorë këtë edhe do ta dëshmojmë”, tha Milloshoski.

Përveç Milloshoskit, në këtë rast të akuzuar janë edhe 12 persona. Milloshoski akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim. Gjithashtu i akuzuar është babai i deputetit, Millosh Milloshoski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Makedonski Brod, Milosim Vojneski.