Milla Carovska në vetizolim deri më 9 qershor - Gazeta Express
string(45) "milla-carovska-ne-vetizolim-deri-me-9-qershor"

Gazeta Express

01/06/2020 10:08

Milla Carovska në vetizolim deri më 9 qershor

Gazeta Express

01/06/2020 10:08

Zv/kryeministrja për çështje ekonimike, Milla Carovska nga sot është në vetizolim pasi javën e kaluar kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Carovska përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka realizuar testin për Covid-19 dhe se ka rezultuar negativ mirëpo në përputhje me anketën epidemiologjike do të duhet të qëndrojë në vetizolim deri më 9 qershor.

Lexo Edhe:

“E informoj publikun se nga sot jam në izolim të detyrueshëm, pasi dje kolegu im Muhamed Zekiri rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, unë përfundimisht do të jem në izolim deri më 9 qershor.”, ka shkruar mes tjerash Carovska.