Milioneri Pal Lekaj - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

06/06/2019 11:44

Milioneri Pal Lekaj

Ballina

Gazeta Express

06/06/2019 11:44

Vetëm një tokë që e ka në pronësi, Pal Lekajn e bën milioner. Vlera e kësaj toke kap një vlerë prej 1.5 milion euro. Përveç tokës, Lekaj ka në pronësi edhe një shtëpi që kushton rreth 350 mijë euro dhe dy vetura që bashkë kanë vlerë mbi 30 mijë euro, raporton Express.

Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pal Lekaj është milioner.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se ka në pronësi një tokë që kushton 1 milion e 500 mijë euro, dhe një shtëpi që kap shifrën e 350 mijë euro.

Lekaj po del të jetë goxha merakli i veturave. Njëra është e llojit Mercedes (2009), që kushton 13 mijë e 500 euro, derisa tjetra është e llojit BMW 525 F10 (2012), që ka vlerë 18 mijë euro.

Të gjitha këto Lekaj ka deklaruar se i ka trashëguar nga familja.

Para të gatshme ai vetë nuk ka, ndërkohë bashkëshortja e tij ka 3 mijë e 600 euro para të gatshme dhe fëmijët e tij rreth 10 mijë euro.

Por, Lekaj ka detyrime financiare në vlerë mijëra euro. 75 mijë euro është shuma e borxhit që ai ka ndaj bankave.

Ndërkohë, të hyrat vjetore të tij janë vetëm nga paga që merr si Ministër i Infrastrukturës, përkatësisht 22 mijë euro. /Gazeta Express