Milinkovic-Savic një hap larg Manchester United


Gazeta Express
23 Korrik 2019 17:55

Mesfushori i Lazio Sergey Milinkovic-Savic raportohet se është një hap larg Manchester United

Milinkovic-Savic është lidhur me nja largim shumë të mundshëm nga Lazio që nga viti i kaluar, kurse për shërbimet e tij janë lidhur klubet si Real Madrid dhe Juventus. Edhe pse thuhet se ai kishte arritur që të pajtohet për kushtet personale me Juven, interesim për serbin ka shfaqur Manchester United kohëve të fundit.

Gazeta “LA Repubblica shkruan se ai është vetëm një hap larg Manchester Unitedit pasi që Real Madrid është afër arritjes së një marrëveshje me Paul Pogba, transmeton GazetaExpress.  

United synon ta zëvendësoi Pogban me Milinkovic-Savic që shihet, sipas medias italiane, zëvendësim ideal. Madje, gazeta shkruan që lojtari është pajtuar me kushtet personale kurse një shumë prej 75 milionë euro dhe bonuse për të do t’i ofrohen Lazios.

Gjërat tashmë janë bërë të qarta, pasi që Lazio është përgatitur për të zëvendësuar lojtarin, me Igli Taren, i cili ka vënë kontaktet e para me yllin e Trabzonspor, Yusuf Yazici si zëvendësues të Milinkovic-Savic. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart