Miliarderi ndërton jahtin 300 milionë euro me 8 laboratorë - Gazeta Express
string(58) "miliarderi-nderton-jahtin-300-milione-euro-me-8-laboratore"

Gazeta Express

31/05/2020 8:39

Miliarderi ndërton jahtin 300 milionë euro me 8 laboratorë

Gazeta Express

31/05/2020 8:39

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po i përdor rezervat e tij të pafund për të dhënë diçka mbrapsh për planetin, duke krijuar një jaht madhështor i cili ka kushtuar mbi 300 milion euro dhe që do t’iu ofrohet për studime periodike disa shkencëtarëve.

Mjeti mahnitës lundrues, i quajtur Oqeani REV,  vlerësohet si një më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe është i pajisur me tre pishina dhe dy vende për uljen e helikopterëve.

Lexo Edhe:

Mes të tjerave, brenda tij janë instaluar dhe tetë laboratorë të veçantë, të cilët manjati i naftës do t’ua verë në dispozicion shkencëtarëve për të studiuar, për sa kohë që ata dëshirojnë, si të mbrojnë oqeanin nga ndryshimet klimatike, peshkimi i tepërt dhe mbeturinat plastike.

Sipas Times, shkencëtarëve do t’iu jepet mundësia e përdorimit falas të jahtit 183 metërsh Oqeani REV, për një të tretën e vitit.