Miliarderi Jeff Bezos iu lut partneres së tij Lauren Sanchez të thyente një traditë dasme por ajo nuk pranoi... - Gazeta Express
string(108) "miliarderi-jeff-bezos-iu-lut-partneres-se-tij-lauren-sanchez-te-thyente-nje-tradite-dasme-por-ajo-nuk-pranoi"

Yjet

Gazeta Express

01/07/2025 19:07

Miliarderi Jeff Bezos iu lut partneres së tij Lauren Sanchez të thyente një traditë dasme por ajo nuk pranoi…

Yjet

Gazeta Express

01/07/2025 19:07

Ceremonia madhështore u mbajt në ishullin romantik të San Giorgio Maggiore në Venecia…

Jeff Bezos thuhet se ka “lutur” partneren e tij Lauren Sanchez që t’i tregonte fustanin e nusërisë përpara dasmës, por ajo këmbënguli ta ruante surprizën deri në momentin e betimeve.

Redaktorja e Vogue Italia, Laura Tortora, i tha revistës People se Sanchez refuzoi me vendosmëri ta thoshte fjalën “po” për këtë kërkesë të miliarderit, duke dashur të ruante një moment të veçantë në ditën e tyre.

Ceremonia madhështore u mbajt të premten në ishullin romantik të San Giorgio Maggiore në Venecia, përpara rreth 200 të ftuarve të njohur. Fustani i bardhë me dantella dhe 180 kopsa mëndafshi, i punuar me porosi nga Dolce & Gabbana, u zbulua vetëm në momentin që Lauren eci në altar.

Ajo e kompletoi veshjen me bizhuteri të rafinuara dhe një kujtim simbolik nga fluturimi i saj me raketën e Blue Origin. Bezos ishte shumë i emocionuar për pamjen e Lauren-it dhe kërkoi disa herë ta shihte fustanin më herët, por kjo kërkesë e tij nuk u realizua.

“Edhe pse u përpoq, Lauren nuk e theu traditën. Donte ta ruante emocionin për një moment të paharrueshëm”-shtoi ajo. Dasma e çiftit mblodhi një listë të jashtëzakonshme të të ftuarve.