Mile Janakievski ktheht në burgun e Shutkës ku edhe do të vazhdojë trajtimin mjeksorë


Gazeta Express
10 Korrik 2019 10:43

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski është dërguar sërish në burgun e Shutkës, pasi paraprakisht ishte dërguar në spitalin “8 Shtatori”.

Ai është ankuar mbrëmë në dhimbje të veshkave, ndërsa në spital i janë bërë të gjitha kontrollet dhe analizat. Mjeku kujdestar i ka dhënë edhe terapi për trajtim të mëtejshëm, ku i njëjti do të trajtohet brenda mureve të burgut hetues të Shutkës.

Ish-ministrit tani disa ditë është futur në grevë urie ndlrsa konsumon vetëm ujë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart