Milani tenton t’i mbajë gjallë shpresat për top katërshe kundër Fiorentinës, formacionet


Gazeta Express
11 Maj 2019 19:32

Milani shpreson t’i mbajë gjallë shpresat për ta zënë një vend në top katërshe të Serisë A në ndeshjen kundër Fiorentinës, që zhvillohet sonte në orën 20:30. Në anën tjetër, Fiorentina, vendase, dëshiron t’i japë fund ecurisë pa fitore.

Milani e ka kaluar një sezon të vështirë në Serie A dhe tani është katër pikë larg Atalantas, që radhitet në pozitën e katërt. Megjithatë, skuadra e Gennaro Gattusos ende shpreson se do të arrijë të fitojë në ndeshjen kundër Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi”, transmeton Gazeta Express.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, Milani e pati të vështirë kundër Bolognas dhe gjatë 90 minutave të lojës nga një lojtar i secilës skuadër u ndëshkua me karton të kuq. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2:1 në fund.

Por, skuadra e Gennaro Gattusos nuk ka qenë në formë të mirë gjatë kohës së fundit dhe nëse nuk e përmirësojnë paraqitjen në këto ndeshje të fundit të Serisë A, ata mund të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Fiorentina nuk ka arritur të sigurojë fitore që 11 ndeshje radhazi dhe një tjetër rezultat i keq mund ta përkeqësojë edhe më shumë situatën e klubit.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Fiorentina:

Milan:

Te fundit


Kthehu lart