Milani synon ta rikthejë distancën ndaj ndjekësve - Gazeta Express
string(49) "milani-synon-ta-riktheje-distancen-ndaj-ndjekesve"

Milani synon ta rikthejë distancën ndaj ndjekësve

Gazeta Express

26/10/2020 17:10

“Rossoneri” do të luajnë sonte me Romën në tentim për ta vazhduar serinë impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare

Milani do të zbresë sonte në fushë në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë të Serie A.

Lexo Edhe:

“Rossoneri” do të kenë punë me Romën në derbin e kësaj xhiroje në kampionatin italian, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë do të mundohen ta mposhtin ekipin “Giallorossi” për ta rikthyer shkëputjen prej katër pikësh ndaj ndjekësve.

Milani i ka katër fitore nga po aq takime në Serie A dhe një seri impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare.

Andaj, ekipi i Stefano Piolit është mjaft i motivuar për t’i fituar edhe sonte tri pikë.

Nga ana tjetër, Roma di të jetë mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme për çdo kundërshtar.

Ndeshja në mes të Milanit dhe Romës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/