Milani shpallet kampion, “çmendet” tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, Tiziano Crudeli - Gazeta Express
string(79) "milani-shpallet-kampion-cmendet-tifozi-me-i-flakte-i-kuqezinjve-tiziano-crudeli"

Milani shpallet kampion, “çmendet” tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, Tiziano Crudeli

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 9:09

Tifozët e Milanit kishin arsye për të festuar dje.

Lexo Edhe:

“Rossoneri” u shpallën kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vjetësh pritjeje.

E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli.

Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani.

Dhe, një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos dje, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e shijoi çdo moment, u gëzua për golat, e mbi të gjitha kur përfundoi ndeshja, me ç’rast Milani e siguroi edhe titullin e 19-të të kampionit.

Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.

Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit.

Ai është bërë tashmë i njohur në botë me reagimet dhe festimet e tij për skuadrën e zemrës. /Gazeta Express/