Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët e rilindur me uljen e Stefano Piolit në pankinën e Milanit dhe këtë e ka treguar qartazi veçanërisht në sfidat e fundit, ku ka lëvizur në të gjithë zonën e fushës dhe ka ndihmuar skuadrën si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe atë sulmuese.
Megjithatë mbrëmjen e sotme tekniku kuqezi do të duhet të bëjë llogaritë pa fantazistin turk, që është ndalur për një problem muskulor dhe pritet të rikthehet vetëm fundjavën e ardhshme.
Mungesa e turkut Calhanoglu i shtohet edhe atyre të Krunic dhe Biglias në mesfushë, ndërsa për sfidën ndaj Torinos, Pioli pritet t’i besojë Giacomo Bonaventurës në krah të Bennacer, Kessie dhe Castillejo. Sulmi ka mundësi të jetë sërish; Ibrahimovic dhe Rebic.
#SerieATIM: matchday 24
Coach Pioli's 21-man squad for our home game ?️
Mister Pioli ha convocato 21 rossoneri per #MilanTorino#SempreMilan pic.twitter.com/pwKd6OAmfC— AC Milan (@acmilan) February 17, 2020