Milani merr lajmet të mira për Tonalin para ndeshjes kundër Atalanta - Gazeta Express
string(68) "milani-merr-lajmet-te-mira-per-tonalin-para-ndeshjes-kunder-atalanta"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:19

Milani merr lajmet të mira për Tonalin para ndeshjes kundër Atalanta

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:19

Lajme të mira për Milanin dhe Stefano Piolon pasi që Sandro Tonali raportohet se ka kompletuar më sukses sot tërë stërvitjet me skuadrën pas lëndimit të tij

Mesfushori 22 vjeçar italian pati një lëndim në muskuj gjatë ndeshjes parasezonale kundër Vicenzas, një problem që e la atë jashtë ndeshjes së parë kundër Udineses. Tonali është një ndër lojtarët kryesor në skuadrën e Piolit dhe klubi fillimisht u frikësua se ai do të jetë jashtë fushave për më shumë së një muaj.

Lexo Edhe:

Sipas Gianluca Di Marzio, Tonali është kthyer në stërvitje me skuadrën sot në Milanello, duke bërë përgatitje për ndeshjen e radhës. Rikthimi i tij tregon se ai është mjaftueshëm mirë për t’ju bashkuar skuadrës në ndeshjen kundër Atalantas të dielën, edhe pse nuk dihet a do të startojë.

Pioli startoi në mesfushë me çiftin Rade Krunic dhe Ismael Bennacer në fitoren 4-2 të Udineses dhe ai mund të rikthehet për ndeshjen e ardhshme, por që mund të mos startojë derisa të shërohet tërësisht nga lëndimi. /GazetaExpress/