Skuadra italiane, Milan është e interesuar që të përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në radarin e kuqezinjve janë dy qendërmbrojtësit, Mohamed Simakan i Strasbourg dhe Ozan Kabak i Schalkes, raporton Gazeta Express.
Sipas gazetës italiane “Tuttomercatoweeb”, skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje personale me 20-vjeçarin por ende nuk ka arritur me Strasbourgin.
Klubi francez kërkon 20 milionë euro për qendërmbrojtësin, por që italianët shpresojnë të mbyllin më 15 milionë euro.
Çmimi i mbrojtësit turk, Kabak është më i ulët për shkak se skuadra e Schalkes gjendet e fundit në tabelë dhe nuk kanë fituar ende një ndeshje të vetme.
Skuadra e Stefano Piolit, e ka mbajtur vetëm katër herë portën e paprekur në 12 ndeshje të zhvilluara, por tekniku italian gjithashtu u përball edhe me mungesa të shumta shkaku i lëndimeve të mbrojtesëve si me Alessio Romagnoli në nëntor, ndërsa Matteo Gabbia dhe Simon Kjaer që të dy janë ende të lënduar.
Por, danezi pritet të rikthehet në ndeshjen kundër Sassuolos në fundjavë. /Gazeta Express/