Milani interesohet për Armando Brojën - Gazeta Express
string(37) "milani-interesohet-per-armando-brojen"

Futboll

Gazeta Express

07/07/2022 14:19

Milani interesohet për Armando Brojën

Futboll

Gazeta Express

07/07/2022 14:19

Armando Broja nuk e di ende në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar luajti me sukses edicionin e kaluar në Southamton, ku ishte huazuar nga Chelsea.

Lexo Edhe:

E tash, 20 vjeçari është rikthyer tek “Blues”, por nuk e di nëse do të qëndrojë në “Stamford Bridge” gjatë apo jo, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi shqiptar dëshiron të luajë rregullisht dhe këtë “luks” vështirë se do të mund ta ketë në Chelsea.

Prandaj, Të Kaltrit po mendojnë ta huazojnë lojtarin, ose ta shesin përfundimisht kartonin e tij gjatë kësaj vere.

Newcastle, Evertoni dhe West Hami, plus Southamptoni, janë klubet e interesuara për Brojën në Angli.

Por, atë e pëlqejnë edhe klubet e Serie A.

Më saktësisht, Milani është klubi më i interesuar për të në Itali, ndërsa krahas “Rossoneri”, atë e pëlqejnë edhe Napoli e Atalanta, shkruan “Gazeta Express”.

Broja dëshiron të ketë qartësi rreth së ardhmes së tij sa më shpejt për ta kompletuar fazën përgatitore me ekipin aktual, ose kudo që do të shkojë.

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly po kërkon yje në ekip dhe nëse arrin t’i transferojë ato, Brojës mund t’i hapet dera e largimit. /Gazeta Express/