Milani do ta shpërblejë Piolin këtë javë - Gazeta Express
string(40) "milani-do-ta-shperbleje-piolin-kete-jave"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 16:00

Milani do ta shpërblejë Piolin këtë javë

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 16:00

Zyrtarizimi i marrëveshjes së re në mes të Milanit dhe trajnerit italian pritet të bëhet para lojës me Sassuolon

Stefano Pioli do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Milanin.

Lexo Edhe:

Palët madje thuhet se do ta zyrtarizojnë marrëveshjen e re qysh këtë javë.

Dhe, mediat italiane raportojnë se kjo do të ndodhë para ndeshjes së të dielës ndaj Sassuolos në Serie A, përcjell “Gazeta Express”.

Puna fantastike e trajnerit italian do të shpërblehet më në fund nga Kuqezinjtë.

Me gjasë, ai do ta nënshkruajë kontratën e re të premten.

56 vjeçari i ka mbi 700 ndeshje si trajner në Serie A.

Por, ai e fitoi vetëm ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Atletico Madridit. /Gazeta Express/