Milan reagon për golin e bukur të Leao-së - Gazeta Express
string(41) "milan-reagon-per-golin-e-bukur-te-leao-se"

Milan reagon për golin e bukur të Leao-së

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 9:39

Milan ka reaguar për golin e bukur të Refael Leos që ai e shënoi kundër Zvicrës, duke vënë një ylber në status

Ylli i kuqezinjve shënoi golin e tij të dytë në Katar pasi hyri në lojë si zëvendësues në fitoren 6-1 kundër Zvicrës në Botëror.

23 vjeçari shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij, kurse kjo bëri që Milan të reagojë në Twitter.

“Leao duke dizajnuar ylber, urime Rafa dhe Portugali që zgjatët qëndrimin e juaj në Botëror”, shkruan në Twitter Kuqezinjtë.

Leao ka shënuar dy gola për Kombëtaren e tij, të dy në Botëror.

Portugezi ka shtatë gola në 20 paraqitje me Milan këtë sezon, si dhe ka bërë nëntë asiste. /GazetaExpress/