Milan - Lazio, derbi i mesjavës në Itali - Gazeta Express
string(37) "milan-lazio-derbi-i-mesjaves-ne-itali"

Milan – Lazio, derbi i mesjavës në Itali

Futboll

Gazeta Express

23/12/2020 16:30

“Rossoneri” do të mundohen ta vazhdojnë sonte serinë pozitive, rivali i tyre Inter e viziton Veronën

Milani dhe Lazio do të ballafaqohen sonte në mes vete, në derbin e xhiros së 14-të të Serie A, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Rossoneri” po kalojnë nëpër një formë solide dhe do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri rezultatesh.

Kuqezinjtë janë ekipi i vetëm nga pesë ligat më të forta evropiane që nuk ka pësuar ende humbje.

Mirëpo, trajneri Stefano Pioli do të jetë i hendikepuar sonte me disa mungesa.

Nga ana tjetër, Lazio e Vedat Muriqit e Thomas Strakoshës di të befasojë gjithmonë dhe skuadra e Simone Inzaghit shkon në San Siro për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.

Ndërkohë, Interi synon ta mposhtë Veronën në udhëtim dhe më pas të shpresojë në një gabim eventual të Milanit, për t’iu afruar edhe më shumë në krye të tabelës.

“Nerazzurri” do të zbresin në fushë nga ora 18:30 sonte.

Napoli i Elseid Hysajt e Amir Rrahmanit do të ketë punë me Torinon e Mërgim Vojvodës. /Gazeta Express/