“Milan ishte më i mirë së Interi sezonin e kaluar” - Gazeta Express
string(48) "milan-ishte-me-i-mire-se-interi-sezonin-e-kaluar"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 17:19

“Milan ishte më i mirë së Interi sezonin e kaluar”

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 17:19

Simone Inzaghi e ka pranuar së Milan ishin më të mirë së Interi sezonin e kaluar, teksa ka folur edhe për Romelu Lukakun, për të cilin ka thënë së është “duke punuar mirë”

Zikaltërit do ta fillojnë sezonin e ri me një ndeshje si mysafirë të Lecces të shtunën. Inzaghi ka treguar që ai nuk pret të largohet Milan Skriniar këtë verë, duke shtuar se Interi ka ende nevojë për të nënshkruar me një mbrojtës qendre për ta zëvendësuar Andrea Ranoccian.

Lexo Edhe:

Inzaghi ka folur për lajmet e fundit të skuadrës para ndeshjes së tij të parë për këtë sezon në Serie A në stadiumin Via del Mare të Lecces.

“Brozovic është stërvitur rregullisht dhe ai është i gatshëm”, tha trajneri.

“Robin Gosens po ashtu do të startojë, ai është mirë dhe ka punuar çdo ditë që të përmirësohet”.

“Ne jemi duke punuar që nga gjashtë korriku, ku kemi luajtur disa ndeshje kundër kundërshtarëve të vështirë të cilët ne i kemi dashur. D’Ambrosio nuk është gati, edhe pse ai ka dashur që të jetë me ne me çdo çmim. Ai do të pushojë deri të hënën”.

“Lukaku është duke punuar mirë, ashtu si shokët e tij të skuadrës. Ai nuk është këtu një fytyre e re, ne e bëmë zgjedhjen tonë duke larguar Sanchezin dhe Pinamontin”.

Lukaku është rikthyer në klub si i huazuar nga Chelsea pasi shënoi në këtë skuadër 15 gola në 44 paraqitje. Ai e kishte fituar titullin e Serie A me Interin kur në drejtim të kësaj skuadre ishte Antonio Conte më 2020/21.

Zikaltërit fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë sezonin e kaluar por nuk arritën ta fitojnë Scudetton, duke përfunduar me dy pikë më pak së rivali i tyre i qytetit, Milan.

“Ne e kemi analizuar atë çfarë ka ndodhur. Ndeshja e fundit ka mbetur kujtesë në zemrat tona për mbështetjen e madhe të tifozëve tonë. Ne u përballëm me një skuadër më të mirë se ne, kështu që ne duhet të përmirësohemi më shumë”.

“Nesër, ne fillojmë sezonin e ri me shumë skuadra që kanë ambicie për ta fituar. Ne jemi fokusuar në ndeshjen kundër Lecces, një skuadre të promovuar në Serie A të cilët kanë shumë entuziazëm. Ata kanë një trajner të mirë, por ne duhet të fitojmë”.

“Ne jemi të bashkuar dhe ne do të punojmë shumë për të fituar trofe. Ne e bëmë këtë edhe vitin e kaluar, tani duhet të shikojmë përpara. Do të jetë një sezon i vështirë dhe i çuditshëm për shkak të Botërorit”, tha Inzaghi, duke insistuar se ai është “krenar” për sezonin e kaluar të Interit. /GazetaExpress/