Milan i thotë “jo” Spursave për Piatek - Gazeta Express
string(36) "milan-i-thote-jo-spursave-per-piatek"

Milan i thotë “jo” Spursave për Piatek

Gazeta Express

27/01/2020 22:46

Tottenham Hotspur dëshiron që Krzysztof Piatek ta zëvendësojë Harry Kane, por Milan janë duke e refuzuar këtë oferta. Ata kërkojnë 30 milionë euro për sulmuesin

Polaku kaloi tek kuqezinjtë kaloi një vit më parë nga Genoa për 35 milionë euro por muajve të fundit nuk ka formë.

Lexo Edhe:

Kjo për shkak se Zlatan Ibrahimovic është transferuar si lojtari i lirë dhe Stefano Pioli po luan në sistemin 4-4-2, kështu që për të sulmues më të preferuar janë Rafael Leao apo Ante Rebic.

Sipas eksperit të transferëve Sky Sport, Gianluca Di Marzio, Tottenhami beson që Piatek është lojtari i duhur për zëvendësimin e Kaneit të lënduar, por ata nuk janë të përgatitur që të paguajnë 30 milionë euro për të.

Spurs janë në kërkim të një sulmuesi në huazim për gjashtë muaj me opsion blerjen, për të cilën gjë Milan nuk janë të lumtur.

Megjithatë, Radio Rossonera ka lajmëruar se nëse deri në fund të afatit Piatek mbetet në san Siro, ata do të jenë të hapur për mundësi të ndryshme. /GazetaExpress/