Milan - Calhanoglu, nesër mund të vendoset gjithçka - Gazeta Express
string(48) "milan-calhanoglu-neser-mund-te-vendoset-gjithcka"

Milan – Calhanoglu, nesër mund të vendoset gjithçka

Futboll

Gazeta Express

15/12/2020 15:25

Përfaqësuesi turk mund ta nënshkruajë një kontratë të re disavjeçare me “Rossoneri” nëse palët merren vesh në takimin e nesërm

Përfaqësuesit e Hakan Calhanoglu do të takohen me drejtuesit e Milanit nesër dhe mesfushori ofanziv turk thuhet se është afër rinovimit me kuqezinjtë.

Lexo Edhe:

Gazeta e njohur italiane “Tuttosport” pretendon se palët po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje të re në San Siro, pasi kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2021, raporton Gazeta Express.

Mediat në Itali raportojnë se palët e kanë planifikuar një takim të ri në Casa Milan nesër, kur përfaqësuesit e lojtarit do të shohin nëse ka një mundësi për ta arritur një marrëveshje.

Në bazë të kontratës aktuale, Calhanoglu paguhet 3.5 milionë euro në vit dhe mesfushori mund të ishte i gatshëm ta pranojë një marrëveshje të re me 4.5 milionë euro në sezon.

Por, ai më parë i kërkoi 6 milionë euro në vit për të qëndruar në Milanello, ku 26-vjeçari i ka luajtur 17 ndeshje deri më tani në 2020/21.

Ai ka kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime në të gjitha garat këtë sezon. /Gazeta Express/