Milan, afër zyrtarizmit të Correas së Atletico Madridit


Gazeta Express
22 Korrik 2019 20:31

Milan është afër për të arritur një marrëveshje me Atletico Madridin për Angel Correa, duke ofruar 50 milionë euro, plus 7 milionë të tjera bonuse, ka shkruar sonte Sky Sport Italia

Sipas ekspertit të transferëve Gianluca Di Marzio, drejtori sportiv Zvonimir Boban ishte në Spanjë dje dhe është ende duke i finalizuar detalet e fundit që transferi të ndodh.

Çmimi final ishte 55 milionë euro javën e kaluar dhe raportohet se Milan ka ofruar 45 milionë euro, por marrëveshje mund të arrihet nëse pranohen bonuset shtesë nga klubi kryeqyteti spanjoll.

Kështu do të jetë një transfer 50 milionë eurosh si dhe një shumë e madhe e bonuseve të cilat do t’i kalojnë 7 milionë euro të tjera, transmeton GazetaExpress.

Kurse sipas milannews.it, shuma e parë që do të paguhet është 40 milionë euro si dhe 10 milionë euro të tjera bonuse, si dhe 7 milionë të tjera me anë të bonuseve.

Argjentinasi 24 vjeçare shihet si një partner ideal për sulmuesin e Milanit, Krzstof Piatek.

Andre Silva është afër transferit në Monaco, me Patrick Cutronen që po ashtu duket se do të shitet në mënyrë që të rritet fondi për këtë transfer.

Sezonin e kaluar, Correa ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në 49 ndeshje garuese për Atletico Madridin.

Po ashtu besohet se sulmuesi ka arritur të pajtohet edhe për kushtet personale me “kuqezinjtë”. /GazetaExpress/  

Te fundit


Kthehu lart