Milaim Zeka paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 8:27

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.

Zeka, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për deputet, është shprehur skeptik se mund të formohet qeveria e re.

“Të gjitha kurthat e vendosura nga nentoka e mbitoka kosovare ndaj atyre që i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përseri në zgjedhje të reja”, u shpreh Zeka.

Duke iu referuar burimeve që pretendon se i ka në LDK, ish-gazetari Zeka pohon se në partinë e Isa Mustafës, nuk ka pajtueshmeri për formimin e qeverisë së re me VV-në e Albin Kurtit, duke krijuar mundësi për zgjedhje të reja.

“Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK se bëjnë të ditur se blloku kundër VV se tani është shume me i fuqishëm se sa ai për. Shtoja kësaj  heshtjen e Presidentit Thaçi’, tha ai Zeka.

Te fundit


Kthehu lart