Milaim Zeka: Nuk më mungon parlamenti i Kosovës


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 23:27

Kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Zeka ndër të tjera ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë ku partia e tij nuk kaloi pragun zgjedhor.

“Nuk më mungon parlamenti i Kosovës”, ka thënë Zeka.

“Nuk kam ndonjë kujtim të mirë se është bërë ndonjë punë e hajrit. Tash i jam kthyer familjes time dhe shtëpisë. Nuk kam përfituar asgjë nga politika”

Tutje ai ka shtuar se PEK’u do të vazhdojë të ekzistojë dhe që kushdo që ka ambicie mund të kandidojë për kryetar të kësaj partie./Express/

Te fundit


Kthehu lart