Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk pëlqejnë të bëjnë dush, i lajnë fëmijët vetëm kur bëhen pis - Gazeta Express
string(94) "mila-kunis-dhe-ashton-kutcher-nuk-pelqejne-te-bejne-dush-i-lajne-femijet-vetem-kur-behen-pis-2"

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk pëlqejnë të bëjnë dush, i lajnë fëmijët vetëm kur bëhen pis

Rozë

Gazeta Express

29/07/2021 8:00

Familja e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis nuk preferojnë të bëjnë dush dhe të përdorin shampo dhe sapun.

Në një episod të Dax Shepard, “Armchair Expert”, çifti flasin për qasjen e familjes së tyre ndaj higjienës dhe Mila tregon se në fëmijërinë e saj nuk kishte ujë të nxehtë, ndaj nuk bënte dush shpesh.

Lexo Edhe:

“Nuk kisha ujë të ngrohtë gjatë fëmijërisë, prandaj nuk bëja shpesh dush.”

Dyshja thanë se i lajnë fëmijët Wyatt, 6 vjeç dhe Dimitri, 4 vjeç, vetëm kur shohin papastërti dhe nuk përdorin sapun.

“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, shton Mila.

“Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, shton Ashton.

Çifti thotë se kjo i ka bërë më të fortë tani që janë rritur.