33-vjeçari Mark Camamile erdhi në shtëpi herët nga puna sepse nuk ndihej mirë dhe merrte frymë me vështirësi. Bashkëshortja e tij Wendy, vendosi që ta çonte në spital, aty i ra të fikët dhe veshët e hunda iu bënë të zeza.
Camamile u diagnostikua me pneumoni, që ishte zhvilluar në një formë të rrallë septikemie dhe mjekët e vendosën në koma të induktuar.
Kur u zgjua në Spitalin Queen Elizabeth të Birmingamit në Angli, 33 – vjeçari zbuloi se kishte humbur të dyja këmbët.
Si të mos mjaftonte kjo, 4 javë më vonë mjekët i thanë se duhet t’i hiqnin menjëherë edhe dorën e djathtë, në të kundërt do të vdiste.
“Mund të duket e habitshme, por nuk u ndjeva shumë keq që kisha humbur këmbët, sepse të paktën kisha ende duart”, rrëfen 33 – vjeçari. “Por kur më thanë se duhet të më prinin edhe dorën, aty kuptova se nuk do të mund të shkoja më as në punë”.
Camamile punonte prej 8 vitesh si mekanik. Tashmë ai ka këmbë e duar me protezë, por familja po përpiqet të mbledhë fonde për t’i vendosur gjymyrë robotike.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...