Miguel De Cervantes Saavedra - Gazeta Express
string(28) "miguel-de-cervantes-saavedra"

Miguel De Cervantes Saavedra

Arte

Gazeta Express

29/09/2022 17:34

Më 29 shtator 1547 lindi Miguel de Cervantes, romancier, poet dhe dramaturg i shquar spanjoll, – një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore.

Miguel Cervantes është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të këtij mijëvjeçari, veprat e të cilit janë të pashmangshme edhe në ditët tona, dhe mbetet një nga pikat referuese në të gjithë letërsinë për personazhet e tij të spiktatura te Don Kishoti i Mançes

Lexo Edhe:

Miguel de Cervantes Saaverda lindi në Alcalá – de – Hinares, Spanjë, në vitin 1547. E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Valadolid, Salamankë, Sevilje dhe Madrid. Në Madrid, në vitin 1569, Huan Lòpez përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin “dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë”. Është e vetmja dëshmi që ekziston për edukimin e tij në kontakt me mjediset humaniste.

Qysh nga viti 1568, Servantesi udhëtoi në Itali pas Xhulio Akuavivës: u arratis nga Spanja për t’i shpëtuar dënimin me prerjen e dorës së djathtë dhe me dhjetë vjet mërgim, sepse kishte plagosur dikë me emrin Antonio de Segura. I futur në shërbimin ushtarak mori pjesë në betejën e Lapantos në 1571. Në vitin 1572 merr pjesë në dërgatën detare në Navarinos.

Më 1573 kthehet në Itali. Dy vjet më vonë, në Napoli merr anijen “Sol” për në Spanjë; anija sulmohet nga tri anije pirate turke pranë deltës së Rodanos; Servantesi kapet dhe dënohet në Algjer, ku shitet si skllav dhe atje futet në burg për pesë vjet. Më 24 tetor 1580 u lirua dhe u nis në Spanjë Në vitin 1584 martohet me Catalina de Salazar y Palacios. Deri në vitin 1600 banon në Sevilje. Përfshihet në falimentimin e një bankieri, gjë që solli burgimin e tij në Sevilje më 1602.

Pasi doli nga qelia, u vendos në Valadolid. I dyshuar padrejtësisht për vrasjen e një kalorësi, burgoset prapë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që të dy motrat e tij dhe e bija, Izabel, përfliten për moral të dyshimtë. Transferohet në Madrid në oborrin e Filipit ll. Atje shkroi pjesën më të madhe dhe më cilësore të krijimtarisë së tij të gjerë. Vdiq në Madrid më 23 prill 1616.

/Gazeta Express