‘Miell’, pica, birra! Si e ndërpreu viktima festën në shtëpinë e parukieres


Gazeta Express
10 Tetor 2019 12:25

Skena që shihet në ngjarjen që ka ndodhur në Kavajë, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli është e denjë për kinematografi. Tri burra dhe një grua, u ndërprenë teksa po darkonin në shtëpinë e kësaj të fundit, nga ish-i dashuri ‘stalker’ Dritan Haxholli. Në banesën e saj, shihen kuti picash, kanaçe birrash dhe ushqim mbi tavolinë.

Një pjatë është ende e vendosur mbi tavolinë, që mund të jetë përdorur edhe si tavëll për hirin e cigares, por policia dyshon se është përdorur për të konsumuar kokainë. Në pamje shihet edhe një pluhur i bardhë mbi divan, por ende nuk dihet nëse është kokainë apo jo.  

Pluhuri i bardhe ne kolltuk

E gjithë kjo ‘festë’ në shtëpinë  e parukieres Marsida Qatja u ndërpre nga viktima, i cili shkoi dhe qëlloi me kallashnikov, dhe më pas gjeti vdekjen, pasi ish-polici e vrau me armën e shërbimit

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart