Microsoft thotë se më s’kemi nevojë për heqje të ‘sigurt’ të USB diskut


load
Gazeta Express
8 Prill 2019 22:37

E dini për atë ekspertin e teknologjisë që gjithmonë iu thotë se sa e rëndesishme është që të zgjedhni opsionin e largimit të sigurtë të USB’së para se ta largoni atë nga komjuteri i juaj personal? Mos ndoshta keni qenë vetë ju që e keni bërë këtë këshillë?

Epo, Microsoft e konfirmon se një herë e përgjithmonë, në Windows 10, nuk është më e nevojshme që të merakoseni për këtë punë. Windows 10 ka një veçori të quajtur ”Quick removal” që ua lejon të largoni pajisjen elektronike në çdo moment, dhe tani është një opsion që mund ta zgjedhni sa herë që kyçni një pajisje elektonike.

Duke shpjeguar në një mënyrë të thjeshtë, Windows tani tërë kohën përçon informacione në pajisje elektronike, gjë që ndihmon që në kohën kur hiqet USB’ja pa një paralajmërim, ajo veç të ketë kryer punën e saj.

Teknikisht, Microsofti e ka bërë këtë ndryshim në versionin e saj 1809 në tetor, dhe për përdorues të rregullt kjo tashmë është e ditur. Gjithashtu, kompania është munduar që të mbrojë pajisjet e klientëve të saj që nga verzioni i Windows 7.

Por gjithashtu, vetë fakti që opsioni “Safely Remove Hardëare and Eject Media” ende ekziston ka përçuar ide të përziera tek përdoruesit.

Megjithatë, mund të dalim në përfundim që tashmë kjo është punë e kryer dhe nuk kemi më nevojë të merakosemi për fshirjen e mundshme të informacioneve nga pajisjet tona. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart