Mickovski: Gjendja me Kovid-19 është dramatike, situatë e keqe edhe në ekonomi - Gazeta Express
string(76) "mickovski-gjendja-me-kovid-19-eshte-dramatike-situate-e-keqe-edhe-ne-ekonomi"

Mickovski: Gjendja me Kovid-19 është dramatike, situatë e keqe edhe në ekonomi

Gazeta Express

06/06/2020 15:45

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot përmes  video-fjalimit  vlerësoi se  gjendja me Kovid-19 është  dramatike, ndërsa sipas tij,  të këqija janë edhe parametrat në ekonomi.

“Numri i madh i të infektuarve konfirmon se punët  dalin nga kontrolli dhe çdo përpjekje  për  relativizim të gjërave është e dëmshme  dhe paraqet  nënvlerësim të infektimit. Ndërsa, nënvlerësimi  i virusit nënkupton  se ai do të vazhdojë  të përhapet. Çdo rekomandim tonin e injoruan, dhe për atë  më keq po përballemi me virusin krahasuar me fqinjët”, thotë Mickovski, duke shturt se  janë të rrezikshme tezat se virusi po dobësohet.

Lexo Edhe:

Akuzoi se për rreth 25 për qind ka dështim në pagesën e tatimeve nga planifikimet, ndërsa vetëm në maj për më shumë se  tre miliard  denarë.

Te tatimi i fitimit, sipas Mickovskit, ka dështim për 45 për qind, te tatimi personal për rreth 25 për qind dhe te tatimi i vlerës së shtuar për më shumë se 47 për qind.

Indikatorë të cilët tregojnë se ekonomia  nuk shkon në drejtim të mirë, sipas Mickovskit,  janë edhe rënia e prodhimtarisë industriale në muajin prill për 33,5 për qind, mbushja e buxhetit  në pesë muajt e parë të vitit,  realizimi i dobët i  investimeve kapitale dhe deficiti i cili në pesë muajt e parë të vitit arrin 307 milion euro.