Mickoski njofton: Gruevski nuk do të jetë kryetar nderi i partisë tonë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 9:54

Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk do ta barttë as postin e kryetarit të nderit në parti, bëri të ditur dje lideri aktual i partisë, Hristijan Micskoski.

Largimi i Gruevskit nga funksioni i nderit nuk është rezultat i vullnetit të partisë apo të liderit, por do të ndodhë shfuqizimin e atij statusi në statutin partiak.

Mickoski, megjithëse i pyetur disa herë në intervistë në “TV 24”, nuk dëshiroi ta vlerësojë këtë ndryshim në statut, si distancim të Gruevskit, por e adreson atë te “rezultat e reformave në parti”.

Do të thotë, nëse shfuqizohet statusi i Gruevskit në statut, atëherë Gruevski do të largohet nga VMRO-DPMNE-ja, me këtë do të hiqet edhe e detyrimi i Mickoskit që të distancohet nga veprimtaria e Gruevskit paraprake në parti, gjë e cila është kërkuar në vazhdimësi.

Te fundit


Kthehu lart