Mickoski në lokal, sqarohet Inspektorati - Gazeta Express
string(39) "mickoski-ne-lokal-sqarohet-inspektorati"

Gazeta Express

04/06/2020 15:47

Mickoski në lokal, sqarohet Inspektorati

Gazeta Express

04/06/2020 15:47

A ishte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki i ndjekur apo observuar derisa u kap në një lokal në ambient të mbyllur me disa miq të tij.

Inspektorati Shtetëror i Tregut mohon një gjë të tillë. Sipas drejtorit, Stoiko Paunoski rasti është evidentuar falë kontrollit rutinë. Ai shton se inspektorët kanë pritur 2 orë para lokalit pas çka edhe kanë forcuar dyshimet se diçka nuk është në rregull.

Lexo Edhe:

As nuk e kanë ditur, as nuk kanë lexuar diku se është aty dhe as nuk kanë pasur ndonjë qëllim për të cilin disa më vonë ngritën dyshime, disa e përdorën e disa e keqpërdorën. Ju lutëm, mos e vendosni në situatë të keqe inspektoratin dhe punën katër mujore të njerëzve”-tha Stoiko Paunovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror i Tregut.

Ndaj restorantit ku ka qenë Mickoski është ngritur kallëzim penal. Dyshimet bazohen në Kodin Penal, mbi dispozitat për shpërndarje të sëmundjes infektive dhe veprim kundër në kundërshtim me masat shëndetësore. Veprimin e Mickoskit, LSDM-ja sot e ka vlerësuar si të qëllimshëm dhe të paturpshëm. VMRO-DPMN-ja reagimet e socialdemokratëve i ka cilësuar si të nxitura nga “vatra Zaev, Filipç dhe LSDM”. Mbrëmë lideri i opozitës u kap nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në një lokal në Qendër të Shkupit bashkë me miqtë e tij. Më pas në rrjetin social u qartësua se në ambient të mbyllur ka qenë si pasojë e mos njohjes për masa dhe se është i gatshëm të paguaj gjobën e paraparë me ligj. Mickoski akuzoi Zaevin se bashkë me forcat e tij paramilitare është duke ndjekur lëvizjet e Mickoskit./alsat