Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe zgjedhje të reja parlamentare


Gazeta Express
9 Korrik 2019 20:52

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski vlerëson se kryeministri Zoran Zaev në vend se të kërkojë falje, duhej menjëherë ta braktis postin e kryeministrit dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse dëshiron të respektohet nga qytetarët e vet.

“Falja e vetme që duhej Zaev ta thonte në lidhje me bisedat telefonike të publikuara me bashkëbisedues të rrejshëm, duhej të përmbanin vetëm dy fjali ‘turpërohem nga ajo që kam bërë dhe menjëherë e lëshoj funksionin e kryeministrit’”, tha Mickovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në Komunën e Petrovecit.

Kjo deklaratë e Mickovskit ka të bëjë lidhur me bisedat telefonike të cilat u publikuan sot, në të cilat dëgjohej biseda e kryeministrit Zoran Zaev me dy bashkëbisedues, të cilët në mënyrë të rrejshme i ishin prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg.

Mickoski tha se pas këtij skandali duhet të formohet qeveri teknike dhe në afat prej 100 ditëve të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zaev ka konfirmuar disa punë që qytetarët në Maqedoni, por edhe në Evropë kanë mundur t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe për ryshfet për liderët fetar gjegjësisht për Patriarkun Bartolomej”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i opozitës tha se “Maqedonisë i duhet qeveri që do ta vendosë shtetin në binarë dhe do ta përfundojë maratonën e anëtarësimit në BE”.

Te fundit


Kthehu lart