Mickoski insiston, kërkon përsëri debat me Zaevin - Gazeta Express
string(48) "mickoski-insiston-kerkon-perseri-debat-me-zaevin"

Mickoski insiston, kërkon përsëri debat me Zaevin

Gazeta Express

18/02/2020 14:18

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar përsëri duel televiziv me kreun e LDSM-së, Zoran Zaev. Mickoski tha se pret të realizohet së paku një përballje para fillimit të fushatës zgjedhore, përcjell Gazeta Express.

“Do të ishte mirë të kishim një ballafaqim parazgjedhor. Gjatë zgjedhjeve supozoj që do të kemi mundësi tjera për të biseduar për ofertat. Por do të ishte mirë të bëjmë një përmbledhje se çfarë ka ndodhur në periudhën që lam pas. Pres që Zoran Zaev të merr guxim, të mos fshihet, të del dhe të flasim para qytetarëve”-tha mes tjerash Mickoski./V.Leka/

Lexo Edhe: