Mickoski: Fokusi kryesor do të jetë ekonomia, do të ndërtojmë autostradën Shkup-Bllacë - Gazeta Express
string(84) "mickoski-fokusi-kryesor-do-te-jete-ekonomia-do-te-ndertojme-autostraden-shkup-bllace"

Mickoski: Fokusi kryesor do të jetë ekonomia, do të ndërtojmë autostradën Shkup-Bllacë

Gazeta Express

18/02/2020 11:45

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski paralajmëroi 12 projekte ekonomike. Ndërtimi i autostradës Shkup-Manastir që sipas tij do të udhëtohet për një orë e 30 minuta, përcjell GazetaExpress.

“Do të ndërtojmë rrugë të reja por edhe ato që kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar. Do të ndërtojmë edhe autostradën Shkup-Bllacë. Për një mandat do të investojmë 2 miliardë euro, në infrastrukturë”, tha Micksoki.

Lexo Edhe:

Kreu i opozitës Micksoki u shpreh se investimet në infrastrukturë, janë investime për të ardhmen.

“Nuk dua të premtoj diçka që nuk mund ta realizojmë, do të premtojmë vetëm atë që jemi të  bindur se do t’i realizojmë. Shumica e projekteve tona ndërlidhen me infrastrukturën”, tha Mickoski./GazetaExpress/

Besmir Lika