Mickoski e demanton Petrovskën: Nuk ka reaguar shteti italian ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm - Gazeta Express
string(102) "mickoski-e-demanton-petrovsken-nuk-ka-reaguar-shteti-italian-ndaj-deklarates-se-ministrit-te-brendshem"

Mickoski e demanton Petrovskën: Nuk ka reaguar shteti italian ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm

Gazeta Express

22/02/2020 20:24

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e cilësoi si të pavërtetë vlerësimin e zëvendësministres së brendshme Sllavjanka Petrovska e cila tha se autoritetet italiane kanë reaguar te ministri i brendshëm Naqe Çulev për nxjerrjen e informatave në opinion për aksionin në fshatin Krushopek, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M.

Ky është aksion që ndodhi pas tre vjetëve moratorium me kriminalitetin dhe kokainën në shtet, tha Mickoski.

Lexo Edhe:

“Nëse i pyesni aleatët tanë në Itali, do merrni përgjigje ndryshe nga ajo që tha zëvendësja për “360 Gradë”. Pas 12 prillit do ketë mundësi Petrovska dhe të tjerët që paralelisht gjatë zhvillimit të aksionit luteshin që ai të mos ketë sukses. Ata informonin gabimisht për aksionin dhe në opinion nxirrnin hollësi për aksionin. Por për këtë pak më me zë do flasim pas zgjedhjeve” deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /GazetaExpress/B.Leka/