Mevlani i interesuar për vajzën e re, reagon Ledjana - Gazeta Express
string(51) "mevlani-i-interesuar-per-vajzen-e-re-reagon-ledjana"

Mevlani i interesuar për vajzën e re, reagon Ledjana

Rozë

Gazeta Express

26/01/2021 11:56

Që prej hyrjes së saj në emisionin “Për’puthen”, konkurrentja e re Ledjana Prenga deklaroi hapur pëlqimin e saj për dy konkurrentë, Atdheun dhe Mevlanin.

Me këtë të dytin ajo ka realizuar edhe takime të cilat janë dukur tepër të ngrohta. Madje, Mevlani i ka dedikuar Ledjanës edhe një këngë, e cila bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.
Gjërat mes çiftit dukeshin perfekte, deri në momentin që në “Për’puthen” erdhi një hyrje e re.

Lexo Edhe:

Vajza nga Shkodra e quajtur Antonela trazoi ujërat në emision dhe deklaroi që në hyrjen e saj se kishte gjithashtu pëlqim për Mevlanin.

Madje, mes tyre ndodhi edhe një debat, kur Mevlani deklaroi se për Antonelën do të shkruante një album me këngë.

Mbrëmjen e kaluar në emision, Antolena nxehu sërish gjakërat teksa i tha vajzave se ka ardhur t’i rrëmbejë djemtë, sepse ato “s’dinë t’i kapin”.

Për më tepër, ajo tregoi se Mevlani i kishte dhënë fjalën se nëse s’do të ishte zgjedhja e saj, ai do të dilte nga “Për’puthen”.

Pas këtyre ngjarjeve, Ledjana ka shprehur zhgënjimin e saj për Mevlanin, duke thënë gjithashtu se “Mevlani ashtu i thotë të gjitha vajzave”.

Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një story si një mesazh për gjithçka që ka ndodhur.

Konkurrentja ka publikuar foton e një zemre të vizatuar, duke shkruar “Vendin tem askush s’un ma zëvendëson“,