Meunier zbulon festat e çmendura e ekstravagante të lojtarëve në PSG - Gazeta Express
string(68) "meunier-zbulon-festat-e-cmendura-e-ekstravagante-te-lojtareve-ne-psg"

Meunier zbulon festat e çmendura e ekstravagante të lojtarëve në PSG

Gazeta Express

11/08/2020 9:27

Thomas Meunier ka folur për festat ekstravagante që i bëjnë lojtarët e Paris Saint-Germainit, përderisa tha se lojtarët kryesore të gjigantit francez janë “më shumë sesa futbollistë”.

Mbrojtësi anësor belg i ka bërë 128 paraqitje për PSG-në mes viteve 2016 dhe 2020, duke i fituar gjithsej nëntë trofe gjatë kësaj kohe, përfshirë këtu tre tituj të Ligue 1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

28-vjeçari luajti përkrah lojtarë të klasit botëror si Kylian Mbappe, Neymar, Edinson Cavani e Thiago Silva në Parc des Princes dhe arriti ta fitojë reputacionin si njëri ndër performuesit më konstant në skuadrën e Thomas Tuchel.

Ai gjithashtu mori pjesë në një numër të madh të festave për ditëlindje të lojtarëve. Tani, Meunier, që ka kaluar në Dortmund si transferim i lirë në qershor, ka ofruar detaje për këto festa në PSG, të cilat ai thotë se e tregojnë madhështinë e klubit.

“Asgjë përveç festave për ditëlindje – ishin të mrekullueshme. Kur isha në Bruges, ne i festonim ditëlindjen duke luajtur ndonjë lojë në një bar, por këtu janë thjesht të jashtëzakonshme”, ka thënë Meunier.

“Por, kjo vetëm e reflekton klubin: e merr me qira një pallat apo një ndërtesë të plotë, bën festa me qindra të ftuar. Në këto raste e sheh se ata janë më shumë sesa futbollistë, ata janë yje”.

“Unë gjithashtu kam kaluar mirë, por ishte e gjitha pak si tepër ekstravagante. Por, kjo është pjesë e lojës”. /Gazeta Express/