Meta: UDB-ja serbe do të më shkarkojë, nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj parlamentin - Gazeta Express
string(91) "meta-udb-ja-serbe-do-te-me-shkarkoje-nese-ma-kerkojne-qytetaret-do-ta-shperndaj-parlamentin"

Gazeta Express

24/02/2020 21:29

Meta: UDB-ja serbe do të më shkarkojë, nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj parlamentin

Gazeta Express

24/02/2020 21:29

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars.

Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t’i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë, u shpreh Meta.

Lexo Edhe:

Nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Ilir Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë. Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Ilir Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja.

Presidenti është shprehur se shkarkimi i tij synohet me porosi të UDB-së serbe, por ku bazohet Ilir Meta? “Patjetër, unë mendoj se derisa siguron hapësira pafund televizive që i dalin në mbrojtje këtij grushti shteti dhe sulmojnë në mënyrë rrugaçërore Presidentin për Kushtetutën dhe Kosovën për ato qëndrime që ka mbajtur duke penguar skenarët ogurzi që defaktorizojnë Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Për llogari të kujt shkon kjo?

Njerëzit kanë sytë hapur dhe do i kenë më shumë në ditët e ardhshme. Ju e dini që vazhdimisht ne jemi vigjilentë, të habitur nga guximi i marrë dhe i tepruar i këtij grupi që vepron në kushtet e pengmarrjes. Unë këtë e lidh me shumë projekte që në fund të ditës kanë të bëjnë me instalimin e grushtit të shtetit. Grushti është i disa formave, dhe ajo që ka bërë qeveria është që përmes uzurpimit të kompetencave të Presidentit ka arritur të kontrollojë të gjitha institucionet” tha ai.