Meta takon ekspertët e SHBA: Do bëjnë inspektimin e shkollave të prekura nga tërmeti - Gazeta Express
string(83) "meta-takon-ekspertet-e-shba-do-bejne-inspektimin-e-shkollave-te-prekura-nga-termeti"

Meta takon ekspertët e SHBA: Do bëjnë inspektimin e shkollave të prekura nga tërmeti

Gazeta Express

01/12/2019 13:32

Presidenti Ilir Meta , ditën e sotme ka pritur në një takim Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, Mark Gjonaj.

Meta shprehet se së bashku me Gjonajn, janë 7 ekspertë nga SHBA-të për të ndihmuar vendin tonë pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima.

Lexo Edhe:

Sipas presidentit, 7 ekspertët nga SHBA do të merren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Postimi i plotë i Metës:  

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.